Foshnja 11 muajshe humb jetën gjatë fluturimit

Një foshnje 11 muajshe raportohet se ka humbur jetën gjatë një fluturimi mëngjesin e së mërkurës.

Arnav Varma po udhëtonte me prindërit me Qatar Airëays nga Doha në Hyderabad të Indisë, kur filloi të kishte probleme me frymëmarrjen rreth orës 2.30 të mëngjesit.

Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Apollo pasi aeroplani u ul në aeroportin ndërkombëtar Rajiv Gandhi, sipas njoftimeve, por u shpall i pa jetë pas mbërritjes.

Mendohet që foshnja ka lindur në shtetin amerikan të Neë Jersey dhe ka një pasaportë amerikane. Ndërsa i ati  Anil Varma ka pasaportë indiane.

Familja thuhet se ka mbërritur në Doha nga SHBA për të vizituar familjen.

Ata po udhëtonin me Qatar Airëays SR-500 para se incidenti të ndodhte.

Share With:
Translate »
856 Views