Foshnja 12 ditëshe nuk po merrte frymë, polici i shpëton jetën | Video

Një polic nga Karolina e Jugut, i ka shpëtuar jetën një foshnje vetëm 12 ditëshe e cila nuk po merrte frymë.

Polici Will Kimbro nga Berkley ka deklaruar se ishte duke patrulluar në zonën e Summerëille, ku ndaloi një veturë që po lëvizte me shpejtësi.

Pas ndalimit të shoferes së automjetit, ai pa se si foshnja që gjëndej mnë makinë, i cili u identifikua si Riley dhe ishte vetëm 12-ditësh, nuk po merrte frymë dhe kjo ishte arsyeja pse shoferja, mamaja e foshnjes po nxitonte me shpejtësi për në spital.

Polici Kimbro fillimisht i bëri masazh të lehtë rreth zemrës foshnjes dhe më pas i bën me dije mamasë së foshnjes që do t’i bëjë frymëmarrje artificiale foshnjes derisa të vinin ekipet e ndihmës së shpejtë.

Kamera e vendosur në uniformën e policit ka filmuar të gjithë momentin kur polici ia shpëton jetën foshnjes 12-ditëshe.

Share With:
Translate »
589 Views