Foshnja 18 muajsh ra në pus, gjyshja flet e traumatizuar: Ai po luante me gjyshin dhe na iku nga sytë
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Nea Malgara, Selanik. Një foshnje 18 muajshe ra në pus duke humbur jetën.
Gjyshja e tij është në një gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ka treguar për mediat greke se vogëlushi qëndronte në shtëpinë e tyre çdo ditë, por disa sekonda që ai i shpëtoi vëmendjes së saj dhe asaj të gjyshit, ishin të mjaftueshme për t’u bërë fatale.
“Unë kam mëkatuar padrejtësisht. Po e kërkonim rrugëve me makinë, me biçikleta, me motor dhe ai nuk dukej askund. Vetëm një fqinj nga këtu e tha të vërtetën: ‘nëse bie në pus fëmija nuk jeton’. Ai po luante me gjyshin e tij atje pasi na iku nga sytë dhe ra në pus,. Ai ra në gropë dhe çfarë ndodhi, ndodhi”, ka treguar gjyshja.
Ajo ndodhej në katin e fundit të shtëpisë kur ndodhi ngjarja tragjike, gjyshi, i cili ka probleme me lëvizjen ndodhej poshtë, ndërsa prindërit ishin te dentisti.
Fillimisht gjyshërit e kishin kërkuar vogëlushin kudo në lagje, më pas kishin menduar se e kishte rrëmbyer dikush. Pas njoftimit të policisë kishin lindur dyshimet se ai mund të kishte rënë diku.
Në shtëpinë e të moshuarve kishte një pus dhe ishin dy hekura, të cilat ishin të përkulura dhe me gjak. Menjëherë të gjithë e kuptuan se djali 18-muajsh kishte rënë brenda dhe filloi një proces i ankthshëm për ta nxjerrë atë. Fatkeqësisht foshnja u gjet pajetë.