Foshnja e lindur para kohe mbijeton pasi i vendosën pranë motrën binjake

Një foshnje e lindur para kohe arriti të mbijetojë vetëm pasi i vendosën pranë motrën binjake. Lily dhe Summer Cobbing u lindën tre muaj para kohe në Adelaide, Australi. Por, ndërkohë që Summer peshonte 840 gramë, motra e saj binjake ishte sa gjysma e saj, 390 gramë. Ndërsa prindërit po përgatiteshin për më të keqen, nënës së binjakeve i lindi ideja që t’i afronte vajzat me njëra-tjetrën (ashtu siç kanë qenë në mitër). “Lily dhe Summer u strukën tek njëra-tjetra”, tregoi për Daily Mail nëna e vajzave, zonja Roberts-Cobbing. Ajo tregon se Lily e kishte lëkurën aq të hollë sa i dukeshin edhe organet, ndërsa sytë i mbajti të mbyllur për disa javë. Fatmirësisht, Lily arriti të mbijetojë dhe tani është shumë mirë me shëndetin. Binjaket tani janë 5 vjeçe dhe shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
754 Views