Foshnja “mrekulli”, video teksa nxirret e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur nën të cilat qëndroi mbi 24 orë e bllokuar

Një foshnje 4 muajshe u nxorr e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në kryeqytetin Aman, në Jordani

E vogla kishte qëndruar e bllokuar për më shumë se 24 orë.

E ëma, jordaneze Israa Raed tha se ishte jashtëzakonisht e lumtur të enjten, pasi ekipi i shpëtimit  shpëtoi vajzën e saj katër muajshe Malak nga rrënojat.

Foshnja 'mrekulli', nxirret e gjallë nga rrënojat e

“E njoha nga pizhamat rozë,” tha Israa Raed, 26 vjeç. Për AFP tregon se kishte pritur më shumë se 24 orë për ndonjë lajm për vajzën e saj të vetme.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë sa e lumtur jam”, tha ajo. “Falënderoj Zotin!”

Të paktën 10 persona humbën jetën por shpëtimi i Malak që do të thotë  “engjell” preku shumë jordanezë që panë katastrofën.

Foshnja 'mrekulli', nxirret e gjallë nga rrënojat e

Pamjet e shpërndara nga shërbimi i mbrojtjes civile tregojnë punëtorët e shpëtimit duke nxjerrë nga rrënojat vajzën e vogël. Ajo nuk ishte plagosur kishte marrë vetëm mavijosje të lehta.

“Doktori tha se ishte një mrekulli që vajza ime doli gjallë nga rrënojat ndërtesës katërkatëshe”, tha nëna, duke qëndruar jashtë spitalit Luzmila, ku Malak po mbahet nën vëzhgim.

“E parandjeja se ishte gjallë” tregon e reja.

Gruaja shet parfume dhe atë ditë vajzën e kishte lënë tek shtëpia e shoqes së saj që jetonte në bodrumin e ndërtesës, në mënyrë që ajo të mund të dorëzonte një porosi.

Unë nuk jetoj atje. Shoqja im jeton atje dhe unë e lashë vajzën time me të.”

Një orë më pas, mora një telefonatë që më thoshte se vajza ime ishte rrëzuar. Fillova të vrapoj si i çmendur. Mendova se mund të ishte rrëzuar nga shtrati, por kur mbërrita, pashë që i gjithë ndërtesa ishte shembur mbi vajzën time.”

Foshnja 'mrekulli', nxirret e gjallë nga rrënojat e

Fillova të bërtas: “Ku është vajza ime? Ku është vajza ime?”

Gati 24 orë më vonë, “punonjësit e shpëtimit më thanë se dëgjuan britmën e një vajze të vogël,” tha ajo.

Një punonjës shpëtimi tha se “ishte një mrekulli hyjnore” që Malak doli gjallë.

“Nuk u lëndua nga vetë shembja dhe “një vrimë e vogël” në beton i mundësoi asaj të merrte frymë” 

E ndërsa mamaja gëzohet se i shpëtoi fëmija, shoqja e saj dhe vajza e vogël nuk dolën të gjalla nga rrënojat. Një nënë tjetër, e cila ishte jashtë për të blerë ushqime kur ndërtesa u shemb, humbi tre fëmijët e saj, 17, 12 dhe nëntë vjeç.

Lidhur me shembjen e ndërtesës Prokurori publik i Jordanisë Hassan al-Abdallat urdhëroi arrestimin e tre personave, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Petra.

 

Share With:
Translate »
134 Views