FOTO/ Dalje e rrallë e aktorit Owen Wilson me fëmijët e tij
Aktori Owen Wilson ka bërë daljen e parë publike pas shumë kohësh. Ai e kaloi fundjavën me dy fëmijët e tij, Robertin 13 vjeç dhe Finn 10 vjeç. Ata u fotografuan duke parë ndeshjen e Klubit të Futbollit të Los Angeles me New York Red Bulls në stadiumin BMO në Los Angeles, shkruan People.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/owen-wilson-042124-29082f5317eb4f11af3cc9c397cc771b.jpg)
Në një nga fotot aktori dhe djemtë e tij shfaqeshin duke brohoritur në LAFC ndërsa mbanin në dorë një këmishë të sulmuesit Denis Bouanga.
Sipas People, aktori i famshëm është shumë diskret për familjen dhe janë të pakta herët që ka folur për fëmijët e tij, Roberti me ish të dashurën Jade Duell, Finn me ish-trajneren e tij, Caroline Lindqvist, ndërsa është edhe baba i Lila 5-vjeçare me Varunie Vongsvirates.
Jo pak herë LAFC ka tërhequr në ndeshjet e tyre emra të njohur si Princi Harry, Will Farrell, Leonardo DiCaprio, Jason Sudeikis, Selena Gomez dhe reperi Tyga.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(999x0:1001x2):format(webp)/owen-wilson-042124-2-d19a958037bc400986aafea6eb10d7ee.jpg)