Foto e parë si një familje, Klea Huta ndan foton e ëmbël pranë Elgitit dhe Krid
Në fillim të këtij muaji, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilin vendosi ta quajnë Krid. Klea nuk ka hezituar të ndajë momentet pranë vogëlushit, duke i dediluar atij fjalët më të ëmbla. Së fundmi Klea, Elgiti dhe Krid kanë realizuar foton e parë familjare. “Me shpirtin plot e mirënjohjen në zot”, shkruan moderatorja në portretin e ëmbël familjar. Duket se dyshja e njohur po përjeton momentet më të bukura të jetës pranë vogëlushit Krid.