Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në stadium për të ndjekur Kombëtaren në ndeshjen kundër Ishujve Faroe në “Air Albania”. Në tribunën kryesore, numri një i ekzekutivit shihet krah Armand Dukës, presidentit të FSHF-së. Së bashku me Ramën është edhe Linda, bashkëshortja e tij. Ajo duket se e ka shijuar koreografinë e tifozëve së bashku me Zahon (të birin), duke u bërë edhe vetë pjesë me një copë të zezë në duar.