Foto emocionuese/ Infermierja kujdeset për foshnjën 7 muajshe me covid

Një foshnjë vetëm shtatë muajshe, në një shtrat spitali, pranë një infermiereje që e ledhaton. Është imazhi i një çasti butësie që tregon atë që ndodhi në Spitalin Pediatrik të Salesit në Ankona ku Matteo Maurizio Pinti i vogël u shtrua në spital në fillim të Marsit.

Fëmijës, siç shkruan Pierfrancesco Curzi në “Il Resto del Carlino”, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në zorrë.

Pozitiv me Covid, ashtu si nëna e tij, ai u dërgua në Departamentin e Reanimacionit të Spitalit Pediatrik, drejtuar nga Alessandro Simonini, i cili  thotë: “Fëmija kishte një problem  tretës, i cili është një nga ndërlikimet më të shpeshta kur Covid prek fëmijët.”

“Ai duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje shumë delikate, dhe duke qenë pozitiv me Covid si dhe nëna e tij, ne nuk mund t’i mbanim bashkë, na duhej t’i ndanim. Por u përpoqëm të bënim gjithçka që të ishte e mundur që i vogli të mos ndihej vetëm”.

Share With:
Translate »
291 Views