Foto familjare: Për herë të parë, Olta Gixhari del me të birin dhe partnerin në publik
Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë, Amar.

Aktorja nuk e ka zbuluar ende portretin e vogëlushit, megjithatë nuk i ka kursyer postimet pranë tij në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar foton më të ëmbël, ku shihet se ka dalë me partnerin dhe Amarin.

Olta ka fotografuar këmbën e të voglit dhe dorën e partnerit, duke fshehur portretin e të dyve.





