Foto/ Maria De Filippi me të birin, në homazhet për bashkëshortin!

Qindra njerëz po parakalojnë në shtëpinë e funeralit në sallën e Protomoteca në Campidoglio për t’i dhënë lamtumirën e fundit Maurizio Costanzo, i cili u nda nga jeta dje në moshën 84-vjeçare.

Edhe bashkëshortja e tij, Maria De Filippi ishte prezentë dhe bashkë me të edhe djali i birësuar i çiftit, Gabriele, i cili në të shumtën e kohës, ishte i përlotur. Së bashku ata u ulën në rreshtin e parë të karrigeve për të afërmit dhe miqtë dhe prezantuesja, e veshur me kostum dhe syze të zeza, shihej vazhdimisht t’i fliste me djalin e saj për ta ngushëlluar.

Foto/ Maria De Filippi me të birin, në homazhet për

Edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjithashtu mbërriti në Campidoglio në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Maurizio Costanzos.

Foto/ Maria De Filippi me të birin, në homazhet për

Bashkëshortja e mbretit të talk shoë-t, Maria De Filippi, dhe kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri i uruan mirëseardhjen kryeministres e cila e cilësoi Costanzon, një gjigand të kulturës dhe gazetarisë.

Homazhet do të zhvillohen deri në orën 18:00 ndërsa varrimi solemn i organizuar nga Ministria e Kulturës do të mbahet të hënën më 27 shkurt në orën 15 në Kishën e Artistëve, në Piazza del Popolo.

Share With:
Translate »
112 Views