Foto më e veçantë e fëmijërisë! Jeni kuriozë të shihni Adrola Dushin në moshën 2-vjeçare?
Modelja shqiptare Adrola Dushi është një ndër vajzat më të komentuara në media e rrjete sociale, e cila i ka bërë të gjithëve për vete me bukurinë e saj.
Sot, ajo është një ndër modelet më të njohura, por me siguri keni parë shumë pak foto të Adrolës para famës!
Bukuroshja shqiptare ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në InstaStory pozën më të veçantë nga fëmijëria e saj, teksa ka pozuar krah të atit dhe mamasë së saj.
Adrola shfaqet në moshën dy vjeçare, me baluke e flokë të shkurtër teksa qëndron në krahët e së ëmës.
Këtë postim, modelja e ka shoqëruar me një zemër të kuqe dhe gjithmonë ka treguar se familja është pika e saj e dobët.