FOTO/ Myrto Uzuni në fushë, partnerja e tij shtatzënë përfundon në spital

Në “Air Albania” po zhvillohet sfida e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Ndërsa ndeshja është në minutat e fundit, kombëtarja jonë ka pësuar dy gola në pjesën e parë teksa një penallti e fituar nga Myrto Uzuni solli golin e shpresës të shënuar nga kuqezinjtë.

Ndërkohë që Uzuni ndodhet në fushën e lojës duke luftuar për fitoren, partnerja e tij, Uarda ka postuar një foto në rrjete sociale teksa ndodhet në ambientet e spitalit. Mesa duket fajin për këtë e ka “syri i keq”, siç shkruan dhe vetë Uarda Hyseni

Kujtojmë që pak ditë më parë ata zbuluan gjininë e bebushit në një formë spektakolare në arenën e futbollit. Uarda dhe Myrto së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Share With:
Translate »
49 Views