Foto nga Ajka, mos prisni kot! Xhensila dhe Besi kanë një arsye të fortë
Që janë të dy supersticiozë, këtë me siguri e keni kuptuar të gjithë. Që kur u mësua se do të martoheshin vitin e kaluar, datat që nisën të bëheshin publike ishin disa, gjatë rrugës u bënë lëmsh, me fundin e verës diçka u zbulua, por vetëm në fillim të vjeshtës u mësua se do të lidhnin kurorë. Pastaj, një “rrëmujë” edhe me numrin e dasmave që organizuan. Gjithçka sipas ose përtej parashikimeve për një arsye shumë të thjeshtë: Besi dhe Xhensila janë supersticiozë.
Dhe kështu, me sa duket, do të vazhdojnë edhe për shumë kohë. Ndryshe nga shumë kolegë të tyre, në Shqipëri e në botë, që postojnë çdo moment të bukur më foshnjat, për të parë Ajkën duhet të presim shumë gjatë. Ndoshta derisa ajo të ketë profilin e saj publik.
Me çeljen e sezonit të ri televiziv, Rudina Magjistari, ditën e sotme pati të ftuar në studio edhe gazetarët Eni Shehu, Eraldo Rexho dhe Greta Gixhari. Showbiz-i shqiptar dhe lajmet e reja gjatë verës ishin në fokus të diskutimit, gjatë të cilit nuk mund të mbeteshin të paprekura edhe lindjet VIP.
Por ajo që u ndoq me interes ishte arsyeja që Eraldo theksoi edhe një herë tjetër për çiftin Xhensila – Besi: Ata nuk kanë për ta postuar ndonjëherë Ajkën dhe arsyeja është e qartë – besojnë te syri i keq: “Fansat e Xhensilës dhe Besit arritën deri në atë pikë sa hapën një Instagram, gjetën një foshnjë tjetër dhe krijuan një histori… “ – tha Eraldo duke theksuar se sa shumë kanë qenë të pritura lajme të tilla.
“Ata nuk kanë bërë publik asnjë imazh të vajzës së tyre dhe nuk besoj që do të bëjnë, sepse Xhensila dhe Besi janë të dy shumë supersticiozë, besojnë shumë tek syri dhe për këtë shkak nuk do ta bëjnë publike imazhin e fëmijës së tyre” – tha gazetari.
Kështu, pritja vazhdon….