Foto/ Personazhet e njohura që çuan fëmijët sot në shkollë!

Ditën e sotme ka rinisur shkolla pas një periudhe të gjatë kohore të mësimit online. Në bankat e shkollës u ulën të gjithë nxënësit të cilët nuk kanë zhvilluar procesin mësimor gjatë karantinës dhe jo vetëm.

Ditë e veçantë nuk ishte vetëm për të vegjlit, por edhe për personazhet e njohura shqiptare, të cilët shoqëruan fëmijët e tyre për në shkollë.

Foto/ Personazhet e njohura që çuan fëmijët sot në

Gazetarja, Aulona Musta së bashku me bashkëshortin shoqëruan vajzën, Amarën në ditën e parë të shkollës.

“Ja ku e mbërritëm edhe këtë moment, dita e parë e shkollës për Amarushen. Uroj që rrugëtim i gjatë, i bukur, por edhe i vështirë të ndihmojë mbi të gjitha të bëhesh një njeri i mirë me mendje të bukur. Mami dhe babi do të jenë gjithmonë aty për të drejtuar në rrugën e duhur.”, ka shkruar Aulona krahas fotove me Amarën, shkruan dritare.net

Foto/ Personazhet e njohura që çuan fëmijët sot në

Moderatorja e njohur, Bieta Sulo, sot ka çuar djalin e saj për në kopsht.

Foto/ Personazhet e njohura që çuan fëmijët sot në

“31 gusht, dita e nisjes së kopshtit, e cila sigurisht pas 6 muajsh lidhje të ngushtë me familjen dhe gjyshërit, nuk nisi kaq e qeshur sa në foto. Fillimet janë gjithnjë të vështirë, por uroj mbarësi e shëndet për të gjithë fëmijët dhe sukese për këtë vit të ri.”, ka shkruar moderatoraj krahas fotove me djalin dhe Albanin. Mesa duket Kroi Art, nuk e ka pritur aq mirë fillimin e shkollës.

Foto/ Personazhet e njohura që çuan fëmijët sot në

Ndërsa edhe Ana e Ardit Gjebresë ka nisur sot vitin shkollor.

“Vit të mbarë shkollor.”, e ka uruar Arditi vajzën e tij për këtë rrugëtim që ka nisur.

Foto/ Personazhet e njohura që çuan fëmijët sot në

Ndërkohë në Familjen Peza mesa duket nuk është pritur aq mirë fillimi i shkollës, nga selfie që ka postuat Marsela me fëmijët dhe Mandin.

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ata që nisin këtë rrugëtim sa të bukur, aq edhe të vështirë dhe ne ju urojmë suksese të gjithëve.

Share With:
Translate »
3745 Views