FOTO prekëse nga lufta në Ukrainë, mjeku përpiqet të shpëtojë 6 vjeçaren: Tregojani Putinit këtë

UKRAINË-Ende e veshur me pizhamet rozë të përgjakura, një vajzë gjashtëvjeçare nga Mariupoli mbërriti me ambulancë në një spital në qytetit, së bashku me babain e saj të plagosur, koka e të cilit ishte mbështjellë me fasha.

Në imazhet që u shpërndanë anembanë botës, nëna e vajzës u shfaq duke mbajtur një palë shapka dhe një kapelë, ndërsa mjekët përpiqeshin me dëshpërim për të shpëtuar vajzën e saj.

“Nxirreni jashtë! Nxirre jashtë! Ne mund t’ia dalim!” bërtiti një punonjës i spitalit përpara se trupi i vajzës të vendosej në barelë dhe të futej brenda

Gjatë përpjekjeve për ta ringjallur atë, një mjek iu drejtua një fotografi dhe i tha: “Tregoji Putinit këtë: sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qanin”.

/abcnews.al

Share With:
Translate »
223 Views