Foto që u bë virale, momenti kur nipërit i tregojnë Joe Biden se ai u zgjodh President i SHBA
Ndërsa numri i votave vijonte, presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, po qëndronte në shtëpi me familjen e tij.
E në fakt, kanë qenë nipërit dhe mbesat që i kanë dhënë atij lajmin se amerikanët e kanë zgjedhur si udhëheqësin e tyre për katër vitet e ardhshme.
Mbesa e tij, Naomi, ka postuar në Twitter një foto të Biden duke përqafuar i lumtur nipërit e mbesat, në momentin që ata i dhanë lajmin e gëzueshëm, ndërsa foto u bë virale.