Fotografia e fundit e kamikazit, takohet me fëmijët para se të hidhet në erë
Fotografia e fundit e babait me aftësi të kufizuara e cila do u mbetet fëmijëve të tij, do të jetë me një kallashnikov të mbështetur tek këmbët, teksa takohet me ta për të fundit herë, para se të hidhet në erë.
Objektivi i kamikazit në karrocë me rrota, siç konfirmon ISIS, ishte një bazë ushtarake e ushtrisë siriane në provincën e Deir ez-Zor.
Në pamjet e publikuara gjatë javës së kaluar, shihen momentet e fundit të kamikazit, lotët e fëmijëve dhe më pas ndihma që merr për të hipur në mjetin e mbushur me eksploziv dhe më tej, nisja drejt rrugës së vdekjes, shkruan noa.al.
Nuk është hera e parë që fanatikët islamik përdorin një person me aftësi të kufizuara për të kryer atentat vetëvrasës.
Në Mosul, në janar të viti 2017, një tjetër video tregonte një burrë me karrocë dhe me fytyrë të mbuluar, i cili u hodh në erë në zonën lindore të qytetit, nën kontrollin e forcave irakene.
