Fotografohet nëna surrogate e Kim Kardashian 2 javë para lindjes

Ajo mban fëmijën e tretë të Kim Kardashian. Nëna surrogate që do të sjellë në jetë pjesëtarin më të ri të familjes West u fotografuar të enjten duke bërë pazar në Costco, Kaliforni. Gruaja e paidentifikuar mbante veshur një bluzë me dizajnin e “Star Wars”, ndërsa kishte një paraqitje shumë “casual”. Ajo u dallua në parkingun e një dyqani, prej të cilit doli me disa ushqime. Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, fytyra e saj është e mbuluar, ndërsa nuk dihet asnjë detaj lidhur me të. Kim dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë duke pritur një vajzë, e cila do të vijë në jetë përpara Krishtlindjeve.

Share With:
Translate »
811 Views