Fotografon veten 10 vite rresht, pamjet e ndryshimit janë të forta
Për dhjetë vite me radhë, ky djalë i ri nuk ka përtuar që të fotografojë veten e tij çdo ditë dhe t’i ruajë këto imazhe.
Derisa sot, i ka përmbledhur në këtë video të shkurtër ku fotot kalojnë me shpejtësi për të parë ndryshimin e këtij djaloshi si është sot dhe si ishte dhjetë vjet më parë.
Jordan Wilson, raporton noa.al, e nisi këtë përpjekje më 25 dhjetor 2017 kur ishte 13 vjeç dhe e vazhdoi deri këto ditë që ka mbushur 23 vjeç.
Në video shikohet si ka ndryshuar Jordan në fytyrë, tipare dhe gjatësi, por edhe në trup.