Fotoja e vajzës ukrainase me të dhënat në kurriz u bë virale, nëna flet për “Top Channel”: Isha e trembur, asaj iu duk si lojë

Katër muaj më parë në rrjet u bë virale një fotografi e një vajze të vogël, në kurrizin e të cilës nëna ukrainase i kishte shkruar disa të dhëna.

E ëma i kishte lënë të dhënat se në rast se e vogla shpëton nga lufta dhe prindërit jo, ajo të identifikohej se kush është.

Ditën e sotme kjo nënë ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi se sa emocione dhe frikë ka pasur në momentin që ka shkruar ato të dhëna. Sasha tregoi se tani ndodhen familjarisht në Francë dhe janë të sigurt.

Fotoja e vajzës ukrainase me të dhënat në kurriz u bë

Pjesë nga intervista:

Pse i shkrove në trup numrin e telefonit? Çfarë mendove?

Ishte dita e parë e luftës. U zgjuam në 5 të mëngjesit nga zhurma. Nisëm duke mbledhur disa gjëra, por duhej të largoheshim. Ne jetojmë në Kiev dhe na u desh të zhvendoseshim. Nuk kishim asnjë mundësi që të mbroheshim dhe duhej që të udhëtonim në Ukrainën qendrore.

Nuk ishim të sigurt nëse do të shpëtonim, nuk kishim asnjë informacion nga qeveria. Vetëm rrjetet sociale na informonin. Pashë foto që rusët kishin ardhur në Kiev.

Vendosa që të shkruaja të dhënat nëse ndaheshim. Isha shumë e trembur dhe nuk mund ti kontrolloja këto emocione. Fjalët janë shkruar keq, dhe zgjodha kurrizin pasi është hapësirë më e madhe. Gjeta gabime shumë, fjalët nuk ishin të qarta, se kisha emocione kur shkruaja.

Fotoja e vajzës ukrainase me të dhënat në kurriz u bë

Frika jote më e madhe ishte se nuk do të shihje vajzën?

Po. Përpara luftës, kur rusët po bënin përgatitje për pushtimin ukrainas, ne morëm shumë broshura në mediat sociale se çfarë të bënim. Kishim udhëzime se çfarë do bënim nëse plagoseshim.

Por edhe vajzën mund ta humbisja për shkak të luftës. Mendoj se ajo kur të rritet nëse klikon në internet, do të gjejë shumë gjëra për të. Do të gjejë sa shumë dashuri ka nga prindërit e saj.

Fotoja e vajzës ukrainase me të dhënat në kurriz u bë

A e prisje që kjo foto të bëhej virale, të shkonte në të gjithë botën? Të kanë shkruar për shkak të kësaj fotoje?

Nuk e prisja aspak. Në muajt e parë nuk kam postuar shumë në Instagram, por më vonë po. Kam bërë 3 postime zi për luftën. Më vonë nisa të bëja story të reja. Në një farë mënyre e kam përdorur si ditar Instagram-in tim. Miqtë e mi shkruanin se dikush në një vend tjetër, ka bërë diçka të tillë.

Fotoja e vajzës ukrainase me të dhënat në kurriz u bë

E kupton vajza luftën? Ia ke shpjeguar se çfarë po ndodh?

Ajo është e vogël. Tani e ka kuptuar se nuk është në shtëpinë e saj.  Madje edhe kur unë shkruaja në kurrizin e saj, asaj iu duk si një lojë. A po shkruan ABC, se ne jemi familje artistike dhe shkruajmë e vizatojmë shumë me të. Kam një video private nga ajo ditë, kur ajo flet dhe i duket si lojë.

Ka bombardime në sfond në këtë videon private dhe ajo bënte imitimet e tyre. Ne kishim frikë dhe po dridheshim, por ajo nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Share With:
Translate »
246 Views