Fotoja epike e Zërit dhe Gjikos kur mami Elita vonohet shumë!

Në shkurt të vitit 2019, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bekuan me fëmijën e tyre të parë, një djalë të cilin e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Zëri.

Zëri është një ndër bebushat më të njohur të showbiz-it, i cili tashmë ka edhe një llogari personale në Instagram.

I vogli i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tiparet e tij të errëta, ndërsa shpesh është diskutuar në media edhe me cilin nga prindërit ngjan më shumë.

Dje, me foton e fundit të publikuar në InstaStory, moderatorja i vendosi kapakun të gjitha dyshimeve, duke vërtetuar se Zëri është kopja e saj.

Dyshja ka nisur të ndajë foto të të voglit tashmë në llogarinë e tij, ndërsa fotoja e fundit e publikuar në profilin e Zërit na shkriu së qeshuri.

Mesa duket, Elita vonohet gjithmonë për t’u bërë gati dhe i lë në pritje dy djemtë e shtëpisë, të cilët janë “mërzitur” na vonesa e saj.

Gjiko dhe Zëri kanë pozuar “të zemëruar” në makinë, ndërsa krahas fotos shkruhet:

“Nana gjithmone vonohet ????”

 

Share With:
Translate »
675 Views