Foton më seksi të shtatzanisë, Adelina e paska ruajtur për në fund

Këngëtarja Adelina Tahiri, për afro një muaj pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo duket se po i shijon në maksimum muajt e shtatzënisë dhe këtë gjë e tregon vazhdimisht, me ato që publikon në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, Adelina ka publikuar në Instagram, një fotografi ku pozon vetëm me mbathje të zeza dhe gjysmë bluzë, teksa nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Bie në sy se këngëtarja nuk ka shtuar shumë në peshë, përveç barkut.

Rreth pesë muaj më parë Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as 30.

Çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë, me një djalë.

Share With:
Translate »
859 Views