Foton tradicionale të festave, Tara këtë vit e realizoi me Bleron dhe Afronën

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka realizuar një fotosesion të veçantë për festat e fundvitit.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet bashkë me gruan atij, Afronën dhe vajzën, Tarën, pranë pemës së Vitit të Ri.

Në mbishkrimin e tyre, këngëtari ka bërë një urim të gjatë për fansat e tij, duke i motivuar ata që pavarësisht asaj që çfarë kaluam këtë vit, duhet të dimë të përballemi me sfidat.

“Ky vit ka qënë për të gjithë ne me plot sfida. Ndonjëherë ndodhin situata të tilla në jetë të pa spjegura,që na bejnë të reflektojmë dhe të dalim në përfundim se ajo që duhet vlerësuar është, dashuria, gëzimi mbi të gjithat shëndeti. Ju urojme nga zemra festa të bukura dhe një vit sa më të mbarë. Shëndet të keni ju dhe familjet tuaja. Le Të vij nje vit që ta lej pas vitin 2020 që sprovoji shum familje. Gëzuar Miq”, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndërkohë Tara këto lloj fotogragish i kishte traditë me Teutën dhe Adonisin, por këtë vit mesa duket e kanë prishur rregulluin.           

 

Share With:
Translate »
1540 Views