Fotot e fundit të Orindës na kujtuan të bijën e Muharaxhait

Orinda po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së një gruaje, pritjen e ëmbël që është edhe një periudhë shumë e bukur për të bërë edhe foto e për të krijuar kujtime.

Pas fotove me ngjyra pastel, sot Orinda ka postuar disa foto me një paraqitje që evokojnë look-un e famshëm të ‘Mesua’ tek “ E bija e Muharaxhait”.

Fustani portokalli në stilin e sarit indian, vathët stil oriental dhe sytë blu të thellë të ngjashëm me të aktores Hunter Tylo, na risollën në kujtesë momentin kur ajo shfaqet duke lundruar drejt mbretërisë së të atit në Kuala Lumpur, vetëm se Orinda vjen më e freskët, më moderne, më e këndshme në kohë…Hidhuni një sy fotove për të parë ngjashmërinë…

Share With:
Translate »
700 Views