Fotot e para profesionale të Alban Dudushit me të birin janë pak të pazakonta
Alban Dudushi u bë baba për herë të dytë në maj të 2017-s dhe fotot profesionale me të birin, Kroi Art, i realizoi kur ai ishte katër muajsh. Dojna Mema solli në studion e “Pop Culture” dy prej atyre fotove, ndërsa Dudushi solli historinë pas tyre.
“Bietës i ishte fiksuar në mendje që duhet t’i bënim djalit një set fotografik profesional. Po iu fiksua diçka në mendje Bietës… Nejse, ramë dakord me fotografen dhe e bëmë. Unë isha shumë i acaruar sepse kisha regjistrim atë ditë dhe duhet të vija në punë.”
Vonesa ishte eventi më i parëndësishëm atë ditë. Nëse e shihni me kujdes foton, në këmishën e Albanit do të vini re një njollë. Shkaku: Kroi, sigurisht.
Ajo [fotografja] e bënte shumë mirë punën e saj, por ia kapte kokën Kroit, ia kthente për të krijuar poza. Kroi ka qenë shumë i lëvizshëm i vogël dhe
akoma është. Në një moment e mora ta qetësoja dhe aty e shkarkoi gjithë lumturinë e tij në këmishën time.”
Kur pa rezultatin, e falenderoi fotografen sa mundi. Fëmijët e vegjël vjellin dhe ndonjëherë vjellin në mes të setit fotograk. Le të kthehet në një histori për t’u treguar.
Po në “Pop Culture”, Albani e Bieta përmes inserteve, rrëfyen se kur vjen puna te Kroi Art, zihen më shpesh për celularin. Albani nuk do që i biri të mësohet me teknologji që i vogël, ndërsa Bieta s’e sheh si problem. Tipike.
