FOTOT/ Ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja e tretë e emirit të Katarit, jeta mes luksit të çmendur

Shejh Moza bint Nasser, gruaja e Emirit të Katarit, është dalluar gjithmonë për stilin, bukurinë dhe arsimimin e saj.

Ajo është një nga tre gratë e Emirit të Katarit dhe ka gjithmonë vëmendjen e mediave botërore.

Ajo ka pesë djem dhe dy vajza, dhe u martua me Emirin në moshën 18 vjeç, në 1977.

Shejh Moza bëri për vete publikun botëror me stilin e saj të veçantë, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë e shpreh qartë duke mbajtur fjalime në institucionet kryesore politike dhe shoqërore.

Thuhet se ajo është dashuria më e madhe e Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani, edhe pse ky i fundit ka dhe gra të tjera.

Deri më tani Moza ka shtatë doktoratura dhe është një nga zonjat e pakta në vendin mysliman, që kujdeset për pamjen dhe veshjen e saj.

Disa nga veshjet e saj kushtojnë 30,000 dollarë, madje edhe deri në 100,000 dollarë, raportojnë mediet e huaja.

Por ky luks i çmendur nuk përbën problem as për të e as për banorët e Katarit, që cilësohet një nga vendet më të pasura në botë dhe ku luksi është kthyer në diçka normale dekadat e fundit.

 

FOTOT/ Ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja eFOTOT/ Ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja eFOTOT/ Ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja eFOTOT/ Ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja eFOTOT/ Ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja eFOTOT/ Ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë: Kjo është gruaja e

Share With:
Translate »
539 Views