Fotot të rralla kur artistët e mëdhenj shqiptarë ishin pjesë e Pallatit të Pionerit
Të gjithë i njohim këta artistë të skenës shqiptare. Madje, disa prej tyre sot kanë bërë emër edhe në skenat e mëdha ndërkombëtare. Është fjala për Irma Libohovën Inva Mulën, Ardit Gjebrean, David Tukiçin, Zana Çelën e shumë figura të tjera, të cilët në vegjëlinë e tyre kanë të gjithë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e ish Pallatit të Pionerit, sot Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë. Monika Lubonja ka publikuar foto të tyre bardh e zi, kur interpretonin para publikut shqiptar para viteve ’90, në kuadër të 70 vjetorit të këtij institucioni. “Sa të vegjël kanë qënë dikur.Sot të gjithë e njohim Irma Libohoven Inva Mulën, Ardit Gjebrean, David Tukiçi , Zana Çelën, e shumë e shumë figura të tjera të skenës shqiptare qe dolen nga ky pallat, qe me vone shume prej tyre u ngjitem dhe ne skenat botërore.Të gjithë e kanë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e ish Pallatit të Pionerit, sot Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë A keni kureshtje t’i njihni ata në intepretimet e tyre te para kur këndonin fëmi ? Ju presim te Festojmë 70 vjetorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve,. ditën e Dielë, ora 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve”, shkruan aktorja e njohur.
