Franca mban premtimin: Fëmijëve 5 – 16 vjeç nuk do tu lejohet telefoni në shkollë

Fëmijët e moshave nga 6 deri në 15 vjeç nuk do të lejohen të mbajnë telefonat celularë nëpër shkolla.
Telegraph i bën jehonë vendimit më të fundit të qeverisë franceze për vitin e ri shkollor, një vendim I marrë pas premtimit të bërë nga Emmanuel Macron gjatë zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Lajmin e bëri publik këtë javë ministri për Edukimin Jean – Michel Blanquer.
“Në ditët e sotme fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, por qëndrojnë gjatë gjithë kohës thjesht duke vëzhguar smartfonat e tyre. Dhe nga pikëpamja edukative ky është një problem thelbësor”, tha ministri në deklaratën e tij.
Telefonat nuk do të lejohen as në orët e pushimit ndërmjet klasave. Ministri tha se studimet më të fundit kishin treguar sesa I dëmshëm është përdorimi I telefonave. Ministri Blanquer tha se është i gatshëm të bëjë tolerime në rastet kur provohet se telefoni është i nevojshëm për arsye edukative apo sigurie.

Share With:
Translate »
854 Views