Frymëzimin e mori nga Princeshë Diana, Meghan Markle shkëlqeu me fustanin 5 mijë dollarësh

Në shfaqen e dytë për këtë vit, Meghan Markle sërish u frymëzua nga Princesha e ndjerë Diana. Pas fustanit 35 dollarësh të H&M-së, Meghan ka goditur në shenjë me një fustan nga Roland Mouret, i cili kushton plot 5595 dollarë. Po, po ky fustan blu i errët është sërish frymëzim nga princeshë Diana. Meghan njësoj si Kate mesa duket në nder të kujtimit të nënës së Harry-t, mundohet që herë pas here të sjellë veshje të njëjta me princeshën.

Princesha e ndjerë, e ka veshur një fustan të tillë në vitin 1990. Mirëpo, përveç fustanit, Meghan mbante në dorë edhe një byzylyk të princeshës, që me siguri është dhuratë nga Harry për bashkëshorten e tij, marrë nga koleksioni i bizhuterive të princeshës.

Share With:
Translate »
720 Views