Frymëzuese | Djaloshi pa krahë ngjitet mbi kutinë gjysëm metri të lartë

Besimi është rruga drejt suksesit.

Ky është mesazhi i dhënë nga djaloshi Tim, i cili edhe pse pa krahë sfidoi ligjet e fizikës, duke emocionuar rrjetin. Ai sfidoi veten në një kamp të “NubAbility Athletics”, teksa me forcën e këmbëve u ngjit mbi të dy këmbët në një kutigjysëm metri të lartë.

Videoja e djalit pa krahë, virale tashmë në internet tregon djaloshin dhe 3 trajnerët e kampit, që ndihmon të rinjtë që kanë lindur me komplikacione dhe ndryshe nga pjesa tjetër.

Ai tenton të ngjitet mbi kuti, por në tentativat e para ai dështoi. Gjithsesi, egoja për të arritur suksesin nuk i mungoi dhe pas shumë tentativash arriti që të ngjitet me të dy këmbët mbi të. Veprimi u duartrokit nga të pranishmit, teksa emocionet te Tim ishin të mëdha.

 

Share With:
Translate »
496 Views