Fshati ku ka më shumë ujqër sesa fëmijë
Vetëm 46 njerëz jetojnë në fshatin e largët spanjoll të Yernes y Tameza. Rrugët nuk janë shumë të mëdha as të gjera, por mbi gjithçka nuk ka fëmijë që luajnë në to.

Nga 135 banorët e regjistruar të fshatit, ku përfshihen edhe ata që e vizitojnë atë herë pas here, vetëm dy të tretat janë më të moshuar se 50 vjeç dhe vetëm 5% janë më të rinj se 20 vjeç.

“Ka më shumë arinj dhe ujqër që vijnë në fshat dhe më hanë bagëtitë, sesa njerëz”, thotë një burrë për BBC.
Kjo zonë ka shkallën më të ulët të lindjeve në Spanjë, e cila vet qëndron në vend të dytë sa i takon nivelit të ulët të lindjeve në BE.
“ Kanë mbeteur vetëm të moshuarit, ndërsa të rinj pothuajse zero. Natyra po na ha”, thotë një banor tjetër i Yernes y Tameza.

“Asgjë nuk ka mbetur nga koha kur ne u rritëm këtu”, thotë një grua tjetër, e cila kujton me nostalgji kohën kur fshati i saj ishte i populluar me të rinj e banorë që punonin aty. Ndërsa tani, nga gjallëria e dikurshme kanë mbetur vetëm kujtimet