“Fustani i Charlotte është shumë i madh” Zbulohen mesazhet mes Meghan dhe Kate, që shkaktuan zënkën e shumëpërfolur
Princi Harry ka zbuluar mesazhet e dërguara mes Kate Middleton dhe Meghan Markle në lidhje me fustanin e princeshës Charlotte.
Në vitin 2018, në media qakulloi lajmi për një marrëdhënie të krisur mes kunatave. Para dasmës së Harry dhe Meghan, pati zëra që thoshin se Meghan e kishte bërë për të qarë Kate gjatë bisedave për veshjen e shoqërueses së nuses, princeshës Charlotte.
Në librin e tij autobiografik, “Spare”, Princ Harry tregon rreth mesazheve mes tyre.
“Fustani i Charlotte është shumë i madh, shumë i gjatë, shumë i gjerë. Ajo qau kur e provoi në shtëpi”, i shkroi Kate Meghan-it për fustanet, për të cilat ishin bërë matjet për masat më parë.
Dukesha e Sussex-it më pas dyshohet se i tha Kate-it:
“Në rregull, dhe unë të thashë se rrobaqepësi ka qëndruar pranë që nga ora 8 e mëngjesit, këtu, në Kensington Palace. A mund ta sjellësh Charlotte që ta ndryshojë, siç po bëjnë nënat e tjera?”
Në vend që të binte dakord, Kate dyshohet se kërkoi që “të ribëheshin të gjitha fustanet” dhe tha se madje e diskutoi këtë çështje me stilistin e saj të dasmës, i cili ra dakord me të.
Meghan e pyeti Kate nëse ishte në dijeni të dramës së babait të saj, Thomas Markle.
“Meg pyeti nëse Kate ishte në dijeni të asaj që po ndodhte tani. Me babanë e saj. Kate tha se e dinte mirë, por fustanet… Dhe dasma është për katër ditë!”, shkruan Harry.
“Po, Kate, e di ….” thuhet se u përgjigj Meghan.
Ai shtoi se Meghan i tha gjithashtu:
“Nuk jam e sigurt se çfarë të them tjetër. Nëse fustani nuk përshtatet, të lutemi sille Charlotte që ta shohë Ajay [rrobaqepësi]. Ka gjithë ditën që pret.”
“Mirë,” thuhet se u përgjigj Kate.
Harry tregon se shkoi në shtëpi dhe zbuloi se bashkeshortja e tij po qante në dyshemenë e shtëpisë së tyre.
Nga ana tjeter, Pallati Mbretëror ka deklaruar se nuk do të komentojë mbi asnjë pretendim apo deklarate në librin e Princit Harry.