Futbollisti i Manchester United poston foto me nënën, mahniten tifozët: Nuk ka mundësi!

Henrik Mkihtaryan po kalon çastet e fundit te Manchester United pasi shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si futbollist i Arsenal. Ndërkohë që të gjithë po flasin mbi këtë tratativë, armeni ka postuar një foto në rrjetet sociale me nënën e tij ku i uron ditëlindjen.

“Dashuria e nënës është si asgjë tjetër në këtë botë. Gëzuar datëlindjen.”

Ndjekësit në rrjetet sociale të ish-futbollistit të Dortmund nuk iu kanë besuar syve pasi në komentet e tyre ata evidentojnë faktin se ajo duket shumë e re.

“A është në të vërtetë nëna juaj?”-shkruan një nga ndjekësit.

“Duket e re si të jeta motra jote.”-shkruan një tjetër.

“Çfarë! Ajo nuk mund të jetë nëna jote. Ajo është shumë e re!!”

Share With:
Translate »
665 Views