Futbollisti i Realit merr në Face Time lajmin e mrekullueshë, po bëhet baba (video)

Një ‘dhuratë’ për Krishtlindje nga ato të paharrueshmet për Militao, reagimi i të cilit është bërë menjëherë viral.

“Cula është ëndrra jote, një gjë që e do me të vërtetë shumë?”, ka qenë pyetja që i është bërë mbrojtësit të Real Madrid nga partnerja Karoline Lima, në një video-telefonatë që më pas është publikuar në rrjetet sociale nga influencerja.

“Të fitoj Botërorin ose Champions League”, ka qenë përgjigjja e brazilianit, i cili e ka detyruar në këtë mënyrë Karoline të ishte pak më e qartë:

“Jemi tre tani, jeta ime”, i ka thënë një Miliato me të vërtetë të befasuar të cilit i janë dashur disa sekonda për ta kuptuar se lajmi ishte i vërtetë.

Një reagim që ka çmendur popullin e rrjeteve sociale”

“Reagimi i Miliato-s kur i kanë thënë se do të bëhet baba ka qenë i ftohtës si reagimi im kur hap dhuratat dhe zbuloj se bëhej fjalë për çorape”, ka shkruar dikush.

Pas pak kohe, braziliani e ka festuar lajmin në Instagram:

“Krishtlindja është sinonim i lindjes dhe familjes. Dhe ne ju rrëfejmë se do të fillojmë të ndërtojmë tonën. Po njerëz, presim një fëmijë që është realizimi i ëndrrës sonë dhe jemi shumë të lumtur. Do të jetë një djalë apo një vajzë?”, ka shktuar ylli i Real Madrid.

Share With:
Translate »
212 Views