Fytyra e bukur e vajzës së Valbonës mrekulloi Rovenën dhe jo vetëm
Kjo vogëlushe që shihni në foto me Rovena Dilon është Vivien, vajza e një prej vajzave më të bukura shqiptare, Valbona Selimllarit. Një ‘minivalbonë’, tiparet e saj të vogla në një fytyrë aq të paqtë do të mrekullonin jo vetëm Rovenën që po e shijon shumë shoqërinë e Vivienit, por këdo që do ta kishte afër.
“Ekzistenca që më mrekullon. E dua këtë fytyrëzë o Valbona Selimllari”, shkruan Rovena përkrah selfie-s që kanë bërë të dyja. Prej kohësh Valbona dhe Rovena janë mikesha, kështu që kjo e fundit ka fatin të kalojë shpesh kohë me vogëlushen.
