Gabrieli nuk ka nevojë për shoqe të ngushtë sa të ketë mami Hueydën!
Moderatorja e njohur Hueyda El Saied është mjaft e lidhur me vogëlushin e saj Gabriel, i cili vetëm pak ditë më parë festoi 3 vjetorin e lindjes.
Gjatë ditës së sotme moderatorja e njohur ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet duke luajtur dhe u përshtatur me djalin e saj tamam si një shoqe për të. “Jeta është e bukur kur ndonjëherë ti bëhesh më shumë fëmijë se djali yt 3-vjeç,”-shkruan Hueyda krahas videos së publikuar në rrjete sociale. Prej pak kohësh ajo është ndarë nga babai i Gabrielit, për të nisur një lidhje të re, për të cilën është shprehur mjaft entuziaste në media.