Galeria e fotove në celularin e çdo nëne është kjo që ka Rudina, vetëm me imazh tjetër

Çdo nënë është futur të paktën njëherë në këpucët e Rudina Dembacajt me postimet e fundit që ka bërë. Në story ajo ka treguar pamjen e galerisë së fotove të saj kur celulari bie në duart e së voglës Viktoria. Duke ditur çfarë raporti kanë fëmijët me telefonin në ditët e sotme as nuk është çudi fare që sapo e prekin të shkojën tek camera dhe të nisin setin.

Dhe kur telefonin e merr prap e zonja, shikon në galeri dhjetra foto të shkrepura padashur, ose me dashje. Nuk besojmë ama se ka ndonjë nënë që kur hap telefonin e shikon këto foto nuk i shpëton një buzëqeshje.

Share With:
Translate »
434 Views