Gazetarja e njohur shqiptare, nënë për herë të parë, zbulon emrin dhe foton e parë
Gazetarja e njohur Kozeta Turishta, është bërë sot nënë për herë të parë. Prej vitesh ajo është zhvendosur në Nju Jork, ku jeton e punon. Joseph erdhi në jetë në Nju Jork, nga dashuria e Kozetës dhe Eduardit, bashkëshortit të saj.

Gazetarja e njohur prej vitesh ka realizuar në Dritare.net, intervista unike. Që kur media lindi, ajo ka sjellë në Dritare.net histori të shkëlqyera, me shqiptarë të mrekullueshëm në Amerikë, e kudo.

Kozeta Turishta ishte ylli i “Pasdite në Top Channel”, kur zgjodhi të lërë karrierën televizive në Tiranë, për Nju-Jorkun. Shkodrania që ngjan si Xheki Kenedy shkoi në Top pasi kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut si gazetarja më e ëmbël e News 24. Por ajo i la të gjitha dhe ia nisi nga e para në Nju-Jork.


Aty ia ka dalë të jetë një nga emrat më të dashur të diasporës në çdo festë e paradë shqiptare, por njëkohësisht të provojë veten në një karrierë të re, jashtë televizionit, por jo jashtë vëmendjes së yjeve të televizionit amerikan.