Gazetarja shqiptare bën rrëfimin prekës për luftën e nënës së saj kundër kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është kryefjala e këtij muaji! Historitë sensibilizuese, ato të rrëfyera përmes historish personale apo në intervista e studio televizive të ndryshme, janë gjithnjë të vlefshme si një dëshmi e gjallë e personave që e kanë kaluar në lëkurë këtë sëmundje të vështirë, ose si provë suksesi e atyre që i kanë mbijetuar asaj.

Ka qenë gazetarja dhe moderatorja e njohur Fiori Dardha, ajo që ka ndarë me të gjithë sot copëza nga historia e mamasë së saj, duke dhënë një shembull të pastër të kapërcimit të kancerit të gjirit, pikërisht vetëm për faktin se sëmundja u pikas në fazat e hershme.

View this post on Instagram

Kam pare shume postime ne kete muaj ndergjegjesimi per kancerin e gjirit. Kisha vendosur te mos e permendja fare kete dreq semundjeje, sepse me duket sikur, po e permende, ajo e mallkuar kujtohet per ty, per familjen tende. Kam humbur nje person shume te shtrenjte nga kanceri i gjirit dhe sikur te mos mjaftonte, m'u desh te perballesha serish me te kur semundja preku mamin tim. Por sot dua te them vetem dicka: Mami im e mposhti semundjen, vetem sepse e konstatoi ne nje faze te hershme. Kur zbulohet qe ne fazat e para, kanceri i gjirit eshte plotesisht i kurueshem! Me besoni! Sot, kur shoh mamin tim, falenderoj Zotin dhe mbi te gjitha mjeket qe sugjeruan kontrollin per te, pavaresisht se nuk kishte asnje simptome te semundjes. Mos neglizhoni! Me kete semundje nuk behet shaka! P.S: Per mjeket dhe stafin e sherbimit onkologjik: mirenjohja ime per ju eshte e pamate! Jeni heronj te vertete! #tetorirozë🎀 #fioridardha

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

“Kam parë shumë postime në këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit. Kisha vendosur të mos e përmendja fare këtë dreq sëmundjeje, sepse më duket sikur, po e përmende, ajo e mallkuar kujtohet për ty, për familjen tënde. Kam humbur një person shumë të shtrenjtë nga kanceri i gjirit dhe sikur të mos mjaftonte, m’u desh te përballesha sërish me të kur sëmundja preku mamin tim. Por, sot dua të them vetëm diçka: Mami im e mposhti sëmundjen, vetëm sepse e konstatoi në një fazë të hershme. Kur zbulohet që në fazat e para, kanceri i gjirit është plotësisht i kurueshëm! Më besoni! Sot, kur shoh mamin tim, falënderoj Zotin dhe mbi të gjitha mjekët që sugjeruan kontrollin për të, pavarësisht se nuk kishte asnjë simptomë të sëmundjes. Mos neglizhoni! Me këtë sëmundje nuk bëhet shaka! P.S: Për mjekët dhe stafin e shërbimit onkologjik: mirënjohja ime për ju është e pamatë! Jeni heronj të vërtetë”, shkruan Fiori në postimin e saj.

Dhe bashkë me detajet dhe historinë e rrëfyer, ajo sapo na dha të gjithëve një mesazh të fortë dhe sensibilizues: nëse e konstatoni herët kancerin e gjirit, kjo sëmundje është plotësisht e shërueshme!

Share With:
Translate »
626 Views