Gazetarja vdes 3 ditë para lindjes së foshnjës, zbulohet arsyeja

Isma Toulatu vdiq në moshën 52-vjeçare, vetëm tre ditë para se të lindte fëmijën e saj.

Redaktorja e reportazhit kulturor Isma Toulatu ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe do të sillte në jetë fëmijën që mbante në bark. Sipas asaj që mësohet, ajo është rrëzuar papritur teksa ishte në shtëpi, përballë nënës së saj të moshuar.

Sipas informacioneve, ambulanca ka mbërritur menjëherë në banesë, por tashmë ishte tepër vonë. Gazetarja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua e vdekur. Mjekët kryen një operacion cezarian dhe luftuan për të mbajtur në jetë foshnjën e saj, ku vajza e porsalindur u shtrua fillimisht në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal të spitalit “Alexandra” dhe më pas në ICU neonatal të “Elena Venizelou”.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, e shtunë, më 15 korrik dhe siç raporton Alpha, shkak i vdekjes ka qenë hemorragjia cerebrale, ndërsa shtohet se ajo mund të ketë pasur një aneurizëm për të cilën nuk ka pasur dijeni.

Sipas asaj që zbuluan miqtë dhe kolegët e saj, Isma Tulatou dëshironte më shumë se çdo gjë të bëhej nënë dhe lajmi i gëzueshëm i shtatzënisë ishte për të ëndrra e saj më e madhe.

Share With:
Translate »
117 Views