Gazi dhe Ira zbulojnë emrin e bebushit dhe dhuratat fantastike që mori

Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, janë bërë prindër për herë të parë.

Ira solli në jetë një djalë, ndërsa vetëm tani çifti vendosi ta ndajë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjete sociale.

Ata i kanë vendosur të voglit të tyre emrin Dard dhe kanë bërë dedikimet e para për bebushin krahas fotove të publikuara.

Ira postoi në Instagram një foto me dhuratat për të voglin, teksa shkroi:

“Na e mbushe zemren plot Dard! I bekuar qofsh ????????????????????????”

Gjithashtu edhe aktori publikoi buqetën e veçantë për të birin, e cila shkruante “Mirë se erdhe Dard”.

“Mire se erdhe bir.
Ne emrin tend, po falenderoj te gjithe ata qe uruan dhe u bene pjese e gezimit tone.
Ka baba Djale ????”- ishin fjalët e Gazit për të voglin.

Share With:
Translate »
1424 Views