Gazi, Ira dhe Dard realizojnë setin e fundvitit dhe më në fund u njohëm me vogëlushin

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, janë bërë prindër për herë të parë.

Ira solli në jetë një djalë, ndërsa vetëm tani çifti vendosi ta ndajë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjete sociale.

Ata i kanë vendosur të voglit të tyre emrin Dard dhe kanë bërë dedikimet e para për bebushin krahas fotove të publikuara.

Ira postoi në Instagram një foto me dhuratat për të voglin, teksa shkroi:

“Na e mbushe zemren plot Dard! I bekuar qofsh ????????????????????????”

Gjithashtu edhe aktori publikoi buqetën e veçantë për të birin, e cila shkruante “Mirë se erdhe Dard”.

“Mire se erdhe bir.
Ne emrin tend, po falenderoj te gjithe ata qe uruan dhe u bene pjese e gezimit tone.
Ka baba Djale ????”- ishin fjalët e Gazit për të voglin.

Që nga ajo kohë ne nuk mësuam më për vogëlushin, derisa  mami Ira na ka treguar këmbët e vockla të birit, i veshur si arush, me lodra rreth e rrotull.

Ndërsa sot shkëputëm këtë moment të veçantë që u shfaq kalimthi në një video të Rezara Shkurtës. Mesa duket familja e re ka realizuar një set fotografik këtë fundvit, ndërsa ne mezi presim ta ndajnë në rrjet. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
806 Views