Genc Fuga shfaqet për herë të parë pas operacionit, shoqëron të bijat në shkollë
Në fund të muajit korrik, aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë.
Lajmin e bëri publik bashkëshortja e tij, Eni, e cila kërkoi ndihmë financiare publikisht, e gjendur në vështirësi.
Dhe duket se aktori ia ka dalë pasi ditën e sotme ai ka arritur të shoqërojë fëmijët e tij në shkollë.
Përmes një postimi të bërë në “Instastory”, në profilin e saj zyrtar, aktorja e “Njerëz dhe Fate”, ka publikuar një foto të Gencit teksa shoqëron vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.
“Me babin në ditën e parë të shkollës”, shkruan bashkangjitur postimit Eni, fotografi të cilën e ka shoqëruar me ikonat e zemrës.
