George dhe leksionet e kërcimit, batuta e pavend e prezantueses e cila kërkoi ndjesë

Lajmi i cili u dha nga princi William se i biri George kishte nisur kursin e kërcimit, “çmendi” adhuruesit e familjes mbretërore angleze.

Mirëpo jo të gjithë e komentuan këtë çështje me tone pozitive dhe ka nga ata që u gjetën në një situatë aspak të këndshme.

Lara Spencer, prezantuese e programit të mëngjesit ‘Good Morning America’, në ABC, e komentoi me këto fjalë, “Duket se vogëlushi George, mbreti i ardhshëm i Anglisë, është duke braktisur Play-Doh, për të studiuar edukatë fetare, poezi dhe kurse kërcimi, mes të tjerash. Princi William thotë se pëlqen baletin, por kam diçka për të: të shohim sa do i zgjasë”.

Duhet të ishte një batutë e thjeshtë, por jo të gjithë e pëlqyen tonin e përdorur nga prezantuesja.

Aktori George Takei, në një postim në Twitter shkroi se, Lara Spencer u tall me një fëmijë 6 vjeç, pse bën kurs kërcimi.

Kjo sipas tij tregon se “seksizmi toksik” mund të përhapet edhe nga femra të pandjeshme. Edhe unë si ai e dua kërcimin dhe jam vërtetë i shqetësuar dhe zhgënjyer nga fjalët e saj”.

Edhe fansat e transmetimit e kritikuan moderatoren për gjuhën e përdorur, duke e detyruar këtë të fundit që të kërkojë ndjesë, shkruan noa.al.

Në një postim në Instagram, shkroi se, “Kërkoj ndjesën më të sinqertë për një koment të pandjeshëm që bëra dje, duke komentuar lajmet e ditës. Që nga kërcimi apo çfarëdo gjëje që ke dëshirë të njohësh në jetë, unë them: Ik provoje. Mendoj me bindje se të gjithë duhet të jemi të lirë të kultivojmë pasionet tona”.

 

Share With:
Translate »
432 Views