George i ngjan xhaxhait, Harry? Ekspertët mendojnë se mbretëria do i trashëgohet princeshës Charlotte

Më 22 korrik ai do të jetë nëntë vjeç, por pesha e kurorës britanike tashmë po ndihet mbi supet e George nga Kembrixhi. I treti në radhën e trashëgimisë së fronit, fati i tij si mbret do të duhet të priste shumë kohë,  pas gjyshit Charles dhe babait William. Megjithatë, ekspertët e monarkive kushtetuese si Britania thonë se princi i Kembrixhit mund të zgjedhë një të ardhme tjetër, duke ndjekur gjurmët e xhaxhait të tij të cilit i ngjan shumë në karakter.

A do të frymëzohet George i Kembrixhit nga xhaxhai Harry?

Emri i tij i bën homazh gjashtë mbretërve britanikë, por nëse George nuk dëshiron të marrë fronin kur të rritet, askush nuk mund ta ndalojë atë. Kohët kanë ndryshuar në mënyrë drastike, monarkia është modernizuar. Pas ikjes së Harry-t dhe Meghan-it dhe faktit që kaq shumë fëmijë mbretërorë sot nuk janë të detyruar nga titujt dhe statusi të përfaqësojnë zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth, edhe Kembrixhi – përfshirë George – do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tyre brenda ose jashtë Britanisë.

Procedurat do të jenë të gjata dhe të komplikuara, por, sipas rregullave të gjykatës, princi mund t’ia kalojë skeptrin drejtpërdrejt motrës së tij Charlotte edhe para vdekjes së William. Në këtë mënyrë ai do të shmangte plotësisht fronin njëlloj si paraardhësi i tij Eduard VIII i cili, në vitin 1936, hoqi dorë nga froni duke zgjedhur të martohej me amerikanen Wallis Simpson.

Djali i madh i William dhe Kate mund të vendosë që roli i mbretit nuk është për të dhe në vend të kësaj të zgjedhë një thirrje tjetër, jashtë mureve të Pallatit Bucklingham. Craig Prescott, ekspert i çështjeve mbretërore në Universitetin Bangor, shpjegon: “George do të duhet vetëm të kërkojë legjislacion të ri në favor të motrës së tij Charlotte. Dhe ai mund ta bëjë atë në çdo kohë, madje edhe para se të bëhet mbret vetë”.

Share With:
Translate »
156 Views