Georgina Rodríguez publikon një foto të fëmijëve të saj dhe të gjithëve iu bën përshtypje kjo gjë
Pavarësisht se pak javë më parë qarkulluan në media disa zëra për një krizë të supozuar mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez, për shkak të disa qëndrimeve që ndikuesja ka pasur kohët e fundit, çifti e ka bërë të qartë përmes fakteve konkrete se nuk ka asnjë gjurmë të një marrëdhënieje të keqe mes tyre.
Ashtu siç bën zakonisht në rrjetet e saj sociale, Georgina ka ndarë me ndjekësit çdo aktivitet që kanë bërë së bashku me yllin portugez dhe më të vegjëlit e familjes, gjatë pushimeve verore. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e përdoruesve të rrjetit ka qenë një nga fotot e fundit, që partnerja e CR7 ka shpërndarë.

Përmes llogarisë së saj personale në Instagram, ku ka më shumë se 50 milionë ndjekës, Georgina ka shpërndarë një fotografi të fëmijëve të saj në parukeri. Por ato që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ishin bluzat e veshura nga të vegjlit, një e Liverpool, një tjetër e Real Madridit dhe një e Atlético Madridit.
Bluzat janë bërë fokusi i vëmendjes, sepse si Atlético Madrid, ashtu edhe Liverpool kanë qenë dy nga rivalët më të mëdhenj të Cristiano Ronaldos, kur ai ishte pjesë e Real Madridit dhe Manchester United.