Georgina Rodriguez reagoi për rrëmbimin e dy fëmijëve shqiptarë nga babai, nëna e tyre ka diçka për t’i thënë

Historia e dy fëmijëve të mitur shqiptarë që u rrëmbyen nga babai i tyre, bëri bujë të madhe në mediat gjermane dhe ato spanjolle. Kjo për shkak se Lorenc Toska rrëmbeu fëmijët, të cilët jetonin me nënën e tyre në Gjermani dhe i dërgoi në Tenerife të Spanjës.

Madje kjo histori duket se preku edhe partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Në atë kohë, modelja seksi reagoi përmes një postimi në “Instastory”, ku publikonte një lajm që fliste për dy fëmijët dhe kërkonte ndihmën e të gjithëve që ta shpërndanin sa më shumë lajmin.

Georgina Rodriguez reagoi për rrëmbimin e dy fëmijëve

Kjo histori është rikujtuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje “Skype” ishte nëna e fëmijëve, Enkelejda Sulaj. Kjo e fundit ka treguar gjithë vargun e vuajtjeve që përjetoi për tetë muajt që nuk dinte asgjë për fëmijët e saj.

Enkelejda Sulaj ka treguar se duhej të shkonte në Shqipëri për të rinovuar pasaportën dhe fëmijët qëndruan me të atin, por kur është kthyer në Gjermani nuk i ka gjetur. Pas shumë kërkimesh ndërkombëtare, Amantia dhe Kristiani bashkë me babanë e tyre janë gjetur më 24 gusht në ishullin Terneife.

Georgina Rodriguez reagoi për rrëmbimin e dy fëmijëve

Ajo u shpreh se autoritetet gjermane dhe ato spanjolle kanë qenë shumë të ngadalta për gjetjen e fëmijëve të saj. Sipas saj, rol kryesor ka luajtur media.

“Autoritetet kanë qenë shumë të ngadalta. Mediat luajtën një rol kryesor që unë të merrja fëmijët”, tha nëna e dy fëmijëve, e cila shprehet se është shumë e lumtur që tani ata janë pranë saj.

Ndërsa kur i kujtuan se edhe partnerja e futbollistit të famshëm ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” lajmin për rrëmbimin e fëmijëve, Enkelejda tha: “Nuk kam asnjë kontakt me të. E falënderoj”.

Georgina Rodriguez reagoi për rrëmbimin e dy fëmijëve

Georgina Rodriguez reagoi për rrëmbimin e dy fëmijëve

Share With:
Translate »
161 Views