Geraldina ende pa mbushur 6-muaj merr pjesë në takime të rëndësishme shtetërore

Princ Leka ditën e djeshme ka pritur në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Pric Leka bën me dije se kanë biseduar për miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë,” shkuan Princ Leka në postimin e tij.

Mund të jetë një imazh i 1 person, fëmijë, në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në shtëpinë tonë ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Biseda e ngrohte dhe e çiltër reflekton mardhënien e sinqertë të miqësisë mes dy vendeve tona. Në përfundim të takimit i prezantuam koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Sigurisht në takim nuk mungoi as përshëndetja plot ëmbëlsi e bebe Geraldines❤️” shkruan Elia Zaharia në lidhje me takimin në një postim në Instagram.

Mund të jetë një imazh i 14 persona dhe njerëz në këmbë

 

Share With:
Translate »
416 Views