“Gerard dhe Liam gëzuan zemrat e prindërve”/ Ministrja jep lajmin e mirë për binjakët e lindur prematurë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto nga materniteti “Koço Glozheni”, ku jep edhe një lajm të mirë.

Binjakët që kishin lindur parakohe, e kanë lënë repartin e terapisë intensive dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata shihen duke u mbajtur në krahë nga doktoresha Alketa Hoxha dhe janë gati që të shkojnë në shtëpinë e tyre.

“Kanë gëzuar zemrat e prindërve por edhe të mjekëve dhe infermierëve që janë kujdesur në terapinë intensive për binjakët Gerard dhe Liam, që tashmë janë gati të kthehen në shtëpi.

Punë e palodhur me të porsalindurit prematurë e prof. Alketa Hoxhës dhe stafit të neonatologjisë në maternitetin ‘Koço Gliozheni”, thuhet në postimin e ministres.

Share With:
Translate »
480 Views